Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka rënë në Durrës ku si pasojë janë asfiksuar pesë pacientë.

 

Infoemacionet bëjnë me dije se zjarri ka rënë mesnatën e së premtes në repartin e ortopedisë në spitalin e  Durrësit, ku janë përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

 

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjithashtu policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *