Sherri për parkimin dyshohet se ka qenë shkak i vrasjes se një nate më parë në fshatin Hot i ri, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Valter Fierza.

 

I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

 

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar Klodian Mhilli. Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *