Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës, ku Genci Koreta vrau xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, dhe më pas veten.

Koreta, i cili jetonte prej vitesh në Vlorë, por kishte tokat me ullinj në fshatin Mekat, kishte shkuar për të vjelë ullinjt, në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës.

Dyshohet se xhaxhai dhe nipi janë konfliktuar fillimisht për rrënjët e ullinjëve, se kujt i përkisnin, e më pas agravoi përdorimin e armës së gjahut.

Të afërmit e 39-vjeçarit dëshmuan se autori shkoi në banesë, mori armën e zjarrit dhe u rikthye te toka ku ka qëlluar xhaxhain në kokë, e më pas ka vrarë veten pak metra më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *