Policia në Rodos arrestoi një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

Përveç 17-vjeçarit, policia arrestoi edhe babain e tij 48-vjeçar për neglizhencë mbikëqyrjeje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës me informacione se përveç 17-vjeçarit, në përleshje ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas informacioneve, dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë (thikë) dy grekët. Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Rodos ku pasi iu dha ndihma e parë më pas u larguan. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *