E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Detaje nga rrëzimi i avionit, përdorej për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi

Hetimet e policisë dhe prokurorisë kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me avionin e rrëzuar në zonën e Vermoshit. Provat e gjetura kanë vërtetuar se avioni përdorej për trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 

Reklamë

Burime për Vizion Plus kanë bërë të ditur se dy pilotët e zhdukur menjëherë pas rrëzimit të avionit janë shqiptarë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Trafikantët janë identifikuar, por emrat e tyre nuk bëhen publik për shkak të hetimit. Kjo edhe për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në rrjet.

 

Grupi hetimor ka mundur të sigurojë prova edhe për automjetin tip “Fuoristradë”, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e shoferit. Gjithashtu dyshohet se lënda narkotike që u kap në Mal të Zi një ditë pas rrëzimit të avionit, lidhet pikërisht me të njëjtën linjë trafiku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë