Subscribe

Vetëm 300 metra distancë nga hyrja e tunelit deri te banka e nivelit të dytë.

 

Kjo ka qënë hapësira që i ndante grabitësit me paratë e bankës private, por që fatmirësisht u parandalua nga policia.

 

Duket se nuk ishte vetëm rastësia që zbuloi planin e grabitjes, por sinjale kanë ardhur edhe nga punonjësit e bankës. Objekte të rrezuara kanë krijuara dyshime të forta tek ata që diçka e çuditshme po ndodhte.

 

Dy ditë pas zbulimit të tunelit, kjo hyrje nëntokësore është lënë serish e hapur dhe nuk është izoluar as nga bashkia dhe as nga policia. E vemtja gjë që është vendosur është kapaku metalik që mund të hiqet në çdo moment dhe kushdo mund të futet brenda. Autorët dyshohet se prej më shumë se 1 muaj kanë vijuar punimet ne tunel.

 

Policia ka dyshime të forta se autorët kishin informacione të sakta për planimetrinë e bankës. Mësohet se uniformat blu kanë marrë në pyetje disa punonjës të cilët kanë mohuar që të jenë të përfshirë në këtë skemë.

 

Mësohet se grabitësit, të cilët kishin mirëorganizuar planin e tyrë punet i vijonin gjatë orarit të pasdites ku brenda tunelit kishin edhe paisje per ndricim. Punimet e tyre kanë qënë drejt fundit, pasi i ishin afruar ambjenteve të bankës, madje duke hapur edhe një vrimë në muret e saj.

 

Brenda tunelit policia ka gjetur edhe mjetet e punës ku janë identifikuar shenja gishtash çka ka rritur shpresat e policisë për identifikimin e tyre.

 

Veç kësaj, Bulevardi Zogu i I është një nga rrugët më kryesore të Tiranës, ku në këtë segment janë të pakten 50 biznese me kamera sigurie, të cila gjithashtu po analizohen nga policia për të parë lëvizjet e grabitësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *