E shtunë, 10 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Detaje nga pengmarrja në Tiranë, 68-vjeçari akuzohet për lidhje intime me një nga rrëmbyeset! Ja çfarë deklaroi i moshuari

Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja në kryeqytet. Grupi i rrëmbyesve, të cilët u arrestuan nga Policia e Tiranës, pretendojnë se 68-vjeçari kishte lidhje intime me Nikoleta Begollin, një nga pesë të arrestuarit, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Autorët i kanë thënë të moshuarit se Nikoleta është njeriu i tyre dhe e kanë marrë me forcë brenda në automjet.

Reklamë

Edhe vetë e arrestuara pretendon se kishte lidhje intime me 68-vjeçarin, por ky i fundit e ka mohuar.

Autorët më pas e kanë mbajtur peng për rreth pesë orë në fshatin Kakunjë.

Reklamë

Ka qenë një familjar i të rrëmbyerit ai që ka njoftuar policinë, të cilët më pas identifikuan personat e përfshirë në pengmarrje.

Të arrestuarit: Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli

68-vjeçari që u mor peng: Edvar Agalliu

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë