Subscribe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orën 21:30 në Mallakastër.

 

Policia bën me dije se 30 vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë babain e tij, 73 vjeçarin Qemal Muhametaj

 

Autori është me probleme të shendetit mendor dhe per kete kurohej. Ai jetonte i vetem me nenen dhe babane e tij, ndersa ngjarja eshte zhvilluar ne oborrin e shtepise.

 

Mesohet se at e bir kane debatuar e me pas 30 vjecari e ka qelluar te atij me sende te forta ne koke duke e lene ate te vdekur ne vend. Fill pas ngjarjes ai eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon te jete ende ne kerkim nga policia, efektive te se ciles kane zbritur ne terren e vijojne te kerkojne.

 

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe arsyet se perse djali ka qelluar të atij, ndërsa paraprakisht është deklaruar se konfliket nuk kane munguar edhe më parë.

 

Mallakastër/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *