Dy shtetas janë ndaluar këtë të premte nga policia pasi akuzohen për veprat penale penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”. Farmacitë të cilat dyshohen se kanë kryer vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori.

 

Sipas policisë këto dy farmaci nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.

 

Në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se janë rimbursuar receta për rreth 400 persona, për një periudhe kohore rreth 3 muaj, dhe këto shuma janë përfituar nga farmacitë e mësipërme në shkelje të ligjit.

 

Nga materiali i një CD që zotëronte drejtoria e policisë rezultoi se, për një periudhe kohore 5 muaj, janë pajisur me recetë në mënyrë te përsëritur nga 2 deri në 5 herq, shtetas të cilët kanë qenë të vdekur, konkretisht rezulton se ndodhen 79 receta të rimbursuara dhe 35 shtetas, pacientë, te cilët janë pajisur me ilaçe disa herë, në kohën që këta persona rezultojnë të vdekur në regjistrin e gjendjes civile.

 

Këto receta janë ekzekutuar ne farmacitë e mësipërme. Vlera e rimbursimit varion deri në 30.000 lekë (të reja) rimbursim për recetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *