Subscribe

Gjyakta e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën “arrest me burg” për 28-vjeçarin, Nikoll Sherrniku, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 12.03.2023, në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën disa të tjerë.

 

Burimet për Vizion Plus bëjnë me dije se target e huaja Sherrniku i merrte në Gjermani dhe i sillte për t’i përdorur për atentate nga persona të tjerë.

 

Këta të fundit, pasi i merrnin, i përdornin pastaj në ngjarje të ndryshme dhe njërën prej targave të sjella nga Sherrniku, janë përdorur për atentatin në Don Bosko.

 

Sipas policisë atentati ndaj Muratit ishte planifikuar muaj përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *