E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Detaje nga kapja e Ilir Pajës në laprakë/ Mbahej në vëzhgim prej tre muajsh, ja çfarë iu gjet me vete

Detaje të reja zbardhen për arrestimin e të shumëkërkuarit Ilir Paja, mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë.

 

Reklamë

 

49 vjeçari u kap në një lokal të zonës nga njësia Fast dhe operacionalja. Ai mbahej nën vëzhgim të rreptë për gati 3 muaj, pas informacioneve që ishin siguruar në rrugë operative se strehohej në zonën e Laprakës, tek të afërm të tij.

 

 

Gjatë kësaj kohe njësia operacionale mbante në vëzhgim ambientet që Ilir Paja frekuentonte si dhe ishte vënë në përgjim për të vërtetuar nese ishte i njëjti person ose jo.

 

 

Pikërisht mbajtja nën përgjim e njërit prej numrave telefonik që Paja përdorte, çoi edhe në zbulimin e vendeve ku ai qëndronte.

 

 

49 vjeçari përdorte dokumente të rregullta, ndërsa gjatë arrestimit i është sekuestruar dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

Më shumë video

Reklamë