E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Detaje nga ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, viktima me precedentë të mëparshëm penalë

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë pa kaluar ende 24 orë nga vrasja e një nate më parë në Tiranë.

Këtë të hënë është ekzekutuar në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të Novoselës, Kristian Marku, 30-vjeç. Burime për gëzetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se Kristian Marku është me precedentë të mëparshëm penalë.

Reklamë

30-vjeçari është arrestuar më herët për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajja pa leje e armeve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë