Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati me dy viktima në Vlorë.

 

Të vrarë nga breshëria e plumbave mbetën 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo.

 

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka intensifikuar kontrollet në qytetin bregdetar. Mësohet se uniformat blu po kontrollojnë banesat e disa personave me precedentë penalë.

 

Po ashtu, mësohet se janë marrë në pyetje persona të afërt me viktimat dhe që kanë pasur informacione për lëvizjet e tyre të fundit.

 

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Shpati Lena dhe Haki Xhezo të njëjtën itinerar rruge që kanë bërë sot e kanë bërë edhe ditë më parë dhe vëzhgoheshin prej ditësh nga atentatorët.

 

Sakaq ditën e sotme mësohet se viktimat janë nisur nga Vlora dhe dyshohej se do të shkonin në Lushnjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *