Prokurori Arjan Ndoja së bashku me dy persona të tjerë u plagosën pasditen e të premtes tek mbikalimi I Shkozetit nga një atentat.

 

Mësohet se prokurori Arjan Ndoja së bashku me Aleksandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Maloku para atentatit kanëq qenë duke drekuar në një restorant në zonën e Plazhit. Ata ishin nisur drejt Tiranës por në momentin që kanë qenë tek mbikalimi i Shkozetit, një makinë tip Benz, ka qëlluar në ecje e sipër drejt makinës ku ndodhej prokurori me breshëri.

 

Si pasojë shoferi, Andi Maloku ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

 

Nga breshëria prokurori Arjan Ndoja ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në krah.  Ndërsa Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi ose Pellumb Aliasi ka marrë një plumb në nofull.

 

Kurse shoferi Andi Maloku që ndodhet për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë ka marrë një plumb në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore.

 

Deri në këto moment në policinë e Durrësit janë shoqëruar 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *