E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Detaje nga atentati në Berat, ja kush janë tre agresorët

Një atentat është regjistruar në afërsi të Stadiumit të Beratit pasditen e kësaj të shtune.

 

Vizion Plus mëson se tre persona kanë hapur zjarr ndaj një biznesi tip lavazh, por që fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

 

Reklamë

Menjëherë pas atentatit ka ndërhyrë policia e cila ka arrestuar tre agresorët të cilët ishin në tentativë për t’u larguar.

 

Mësohet se në pranga kanë rënë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu babë e bir si dhe një person me inicialet P.S.

 

Tre agresorët kanë hapur zjarr në drejtim të biznesit në ecje e sipër teska ishin duke lëvizur me një automjet.

 

Ata u arrestuan në aksin Zog-Poliçan ndërsa në automjet u gjet edhe arma që ata qëlluan ndaj biznesit, një pistoletë e tipit TT.

 

Ndërkohë policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë