Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i makinave shoqëruese të ish kryeministrit Sali Berisha, në Fushë Mamurras.

 

Mësohet se makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre automjete të tjera shoqëruese të tij po ecnin njëra pas tjetrës në autostrade pas takimit të “Foltores” në Kurbin. Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.

 

Raportohet se makina ku po udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt pavaresisht se ka frenuar nuk ka arritur ta shmange aksidentin.
Drejtuesi i mjetit me targa kosovare është Ardi Mulliqi dhe drejtuesi tjetër Sali Lozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *