E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE/ Kush janë tre të arrestuarit për vrasjen në Shkodër, dy vëllezër në kërkim

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e ndodhur një ditë më parë në Shkodër. Policia ka arrestuar deri tani tre persona, si të dyshuar për krimin. Njëri prej tyre, Milkjor Gjoka, 25 vjeç, dyshohet të jetë autor i ekzekutimit.

 

Sipas policisë, dyshimet janë që ai dhe dy persona të tjerë, Hydajet Mehmedaj, 33 vjeç, e Duel Mehmedaj, 31 vjeç (vëllezër), kanë bashkëpunuar për të vrarë Ridva Hysenin. Ky i fundit u vra në mjetin e tij, në afërsi të një pike karburanti, pas një konflikti të ndodhur mes palëve disa orë para ngjarjes.

 

Reklamë

Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa Milkjor Gjoka është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë. Shtetasit B. M.., 49 vjeç dhe M. G., 49 vjeç janë prangosur sepse kanë qenë present kur ka ndodhur ngjarja, por nuk e kanë kallëzuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë