E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE NË POGRADEC/ Hyn në lokal në gjendje të dehur dhe qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të Premte ku një shtetas i identifikuar si Spartak Çela, ka qëlluar me armë zjarri në një lokal dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bledi Shahini.

Burime për Vizion Plus, bëjnë të ditur se brenda lokalit ishin edhe 4-5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me shtetasin që mbeti i plagosur.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij konflikti që ka çuar deri në përdorimin e armëve por burime nga policia bëjnë të ditur se Spartak Çela në momentin që ka qëlluar me armë ka qenë në gjendje të dehur.

Vazhdo të lexosh