Subscribe

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ka tendenca të qarta për destabilizim në veri të  Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Sipas tij institucionet duhet të kryejnë detyrat e tyre ligjore e kushtetuese.

 

“Meqenëse edhe zgjedhjet po afrohen tash, pra pas dhjetë ditësh është data e zgjedhjeve, nuk janë të rastësishme të gjitha këto që po ndodhin, me që është një tendencë e qartë që të destabilizohet ajo pjesë e vendit, përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Me qëllim që të delegjitimohet i gjithë procesi që edhe në anën tjetër të krijohet përshtypja e rrejshme, por me mjete të dhunshme që pa Listën Serbe edhe pa këto struktura nuk ka qetësi dhe paqe në pjesën e veriut të Kosovës.”

 

Sipas Konjufces institucionet e Kosovës duhet të argumentojnë se në vend funksionon rendi, ligji dhe Kushtetuta.

 

“Jam plotësisht i bindur dhe besoj shumë që Kosova e ka këtë kapacitet, pa shkaktuar kurrfarë irritimi, pakënaqësie, rezistence me mjete të tjera për arsye se nuk ka kurrfarë nevoje. Pra data është caktuar moti, një herë pastaj është shtyrë. Mendoj që shtyrja e dytë do të ishte e paarsyeshme. Së pari çfarë duhet të bëjmë është që të sigurohemi se secili institucion po e kryen detyrën e vet sipas obligimeve kushtetuese. E pastaj kur i marrim rezultatet zgjedhore, atëherë do të shihet dhe do të hyjmë në një etapë tjetër. Por këtë etapë nuk mund ta paragjykojmë para 23 prillit.”

 

Para disa ditësh në veri të Kosovës një serb u plagos nga policia, pasi nuk zbatoi urdhrin e saj  për të ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *