Dështon testi bërthamor i Koresë së Veriut

Vetëm një ditë pas paradës ushtarake të zhvilluar për të treguar muskujt, Koreja e Veriut ka dështuar të lëshojë një raketë balistike në brigjet lindore të saj, sipas informacioneve nga Seuli, te konfirmuara edhe nga Pentagoni. Shtetet e Bashkuara njoftuan se raketa balistike shpërtheu brenda pak sekondash nga lëshimi.
Përpara disa orësh, vendi komunist kishte zhvilluar një paradë me ato që dukeshin të ishin raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, duke i bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara, që kanë dërguar një flote luftanijesh pranë gadishullit korean. Gjithçka ndodhi kur zevendespresidenti amerikan Majk Penc ndodhet ne Seul per takime ne lidhje me kërcënimin bërthamor te Koresë se Veriut.
Deri më tani, edhe pse kundër rezolutave të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut ka zhvilluar 5 teste bërthamore dhe një seri lëshimesh të raketave balistike. Pas paradës se te shtunës, nëpërmjet televizionit shtetëror, Koreja e Veriut njoftoi se është gati te kundërpërgjigjet, ne rast se do te provokohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj.




