Subscribe

Pasi dëgjoi palët, Komisioni i Ekonomisë arriti në konkluzionin se drejtorja ekzekutive e Autoritetit  të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeljeda Shehi, duhet të shkarkohet,

 

Ajo është gjetur ne thyerje të kodit të etikës në punë,  por edhe mbi të gjitha me shkelje të rregulloreve.

 

Por komisioni nuk ka mundur të votojë shkarkimin pasi munguan deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i komisionit Erjon Braçe nuk e ka fshehur nervozizmin per mungesën kuorumit.

 

Në përfundim të mbledhjes, Braçe e vuri theksin tek mos funksionimi i tregut te sigurimeve, si pasojë e keqdrejtrimit nga znj. Shehi

 

Por kreu i komisionit te ekonomisë hodhi akuza të forta edhe ndaj kompanive në treg që sipas tij, gjatë gjithë këtyre ditëve i kanë bërë presion që të tërhiqet nga vendimi për të shkarkuar znj.Shehi.

 

Braçe mohoi akuzat e opozitës se shkarkimi i zonjës Shehi është i dirigjuar politikisht.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *