Dështon serish seanca në Kosovë, “PAN” nuk paraqitet
Thellohet me tej kriza politike ne Kosove. Seanca konstituive dështoi serish këtë te hënë per shkak te mungesës se koalicionit te “PAN”. Kryetari i seancës Adem Mikullovci u ka dhënë një shans të fundit deputeteve te PDK, AAK dhe Nisma që të paraqitet në takimin konsultativ të mërkurën ora 10:00, për të diskutuar rreth seancës së re.
Arben Gashi deputet i LDK-së ka kërkuar që të votohen nënkryetarët e kuvendit përpara kryetarit por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Mikullovci, i cili ka thënë se rregullorja nuk e lejon nje hap te tille. Deputetja Mimoza Kusari Lila tha se kriza politike po i kushton Kosovës humbje të mëdha dhe se rrezikohet qe vendi te shkoje serish ne zgjedhje. Ndërkohë, Avdullah Hoti deklaroi se pas dështimit te seancës se radhës është e qartë se kush është përgjegjëse për ngërçin politik qe po kalon vendi.
Para pak ditësh, Ramush Haradinaj deklaroi se koalicioni i PAN nuk i ka votat e mjaftueshme per te zgjedhur kreun e kuvendit dhe për te bere qeverinë. Kriza politike ne Kosove ka alarmuar edhe Bashkimin Euroipian. Brukseli ka bere apel qe subjektet te ulen sa me pare per te krijuar institucionet e reja.




