E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Dështon serish seanca në Kosovë

Ka dështuar për të tretën herë seanca konstituive e Parlamentit të Kosovës. Shkak është bërë mospjesëmarrja e deputeteve te koalicionit “PAN”. Dështimi i seancës u paralajmërua qe te mërkurën gjatë takimit konsultativ mes partive politike. I ashtuquajturi “koalicioni i luftës” pretendon se mënyra e thirrjes se seancës është e parregullt. Zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit ka mbetur pezull. Kandidati i PDK-se, AAK-se dhe Nismes Kadri Veseli, konsiderohet  i papranueshëm per koalicionin tjetër qe udhëhiqet nga LDK. Në takimin konsultativ, “PAN” kërkoi që seanca të mbahej në 17 ose 18 gusht. Nëse nuk zgjidhet kryetari i kuvendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Vetëvendosje akuzon koalicionin e luftës se po kërkon te blejë kohe, pasi nuk i ka numrat.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë