E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dështon serish seanca ndaj Mark Frrokut

Tom Doshi ishte dëshmitari i radhës, i cili do të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj Mark Frrokut. Mosformimi i trupit gjykues u bë shkak për shtyrjen e seancës se procesit ne te cilin ish-deputeti kristiandemokrat akuzohet për tri vepra penale, vrasje, pastrim parash e ndërtim të paligjshëm. Deputeti Doshi u kërkua si dëshmitar nga avokati i Frrokut, Tonin Prendi për pronësinë e një hoteli te rruga e Kavajës. Seanca e radhës ndaj Frrokut do të zhvillohet me 10 tetor dhe ky proces është ende në fazën e administrimit të dëshmitarëve. Frroku ka mohuar pretendimet e ngritura nga Prokuroria, duke deklaruar disa herë se akuzat ndaj tij, janë sulm me prapavijë politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë