E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Kosova

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, Kurti takohet në privat me Limajn

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar sot  në një restorant në Prishtinë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja.

Ndërkohë më herët  konstituimi i Kuvendit të Kosovës  ka deshtuar për herë të 49-të.

Deputeti i Vetevendosjes Artan Abrashi, tha se partia e tij është konstruktive dhe u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të hapin rrugë për formimin e institucioneve të reja.

Levizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit. Por emri i  Albulena Haxhiut është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar të ndryshojë propozimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë