Subscribe

Kete te djele Kosova duhet të pezullonte taksën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas kryeministrit Albin Kurti, ky vendim do të shërbente si kusht për Beogradin që të ndërpriste fushatën kunder pavarësisë së Kosovës.Por Kurti nuk ka arritur ta realizojë planin e tij gjate séances se te shtunes, pasi  nuk bindi partnerin e koalicionit, LDK.

 


ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 27 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”

 

Por zëvendës kryeministri nga radhët e LDK, Avdullah Hoti, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm dhe plotesisht te takses.

 


AVDULLAH HOTI
ZV/KRYEMINISTER I KOSOVES

“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë. Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të ShBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”

 

Ligjvënësit në Kosovë debatuan edhe për votimin e buxhetit, prej 2 miliardë e 357 milionë euro.

 

DESHTON PLANI I KURTIT PER TAKSEN

 

LDK: TARIFA TE HIQET MENJEHERE DHE PLOTESISHT

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *