E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dështon plani i hajdutit “Spiderman” në Tiranë, tentoi t’i vidhte çantën pasagjeres në urban

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një 51-vjeçar tentoi të vidhte një grua mëngjesin e kësaj të enjte në një urban në kryeqyet.

Por kur tentativa e tij për vjedhur çantën e pasagjeres, i dështoi, ai u arratis nga dritarja e urbanit. Ngjarja u filmua nga pasagjerët e tjerë, të cilët publikuan videon në rrjetet sociale.

Reklamë

Pas publikimit të pamjeve policia ndërhyri dhe bëri të mundur arrestimin e 51-vjeçarit me iniciale P.Zh, banues në Kashar.

Policia thote se ne lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Reklamë

Njoftimi Policisë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë