E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Dështon marrëveshja, Thaçi: Serbët agresivë dhe arrogantë

Ilustrim · Vizion Plus

Ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete takimi i radhës i nivelit të lartë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel, me ndermjetësimin e zyrtares së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

 

Thaçi, tha pas takimit se diskursi i presidentit dhe delegacionit serb ishte agresiv dhe arrogant, ndërsa Kosova u shpreh qartë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar.

 

Nga ana tjetër, kreu i shtetit serb, tha se Beogradi është i gatshëm për dialog, por nëse pala kosovare nuk formon asociacionin dhe nuk përmbush detyrat e saj, atëherë Serbia nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit.

 

Vuçiç tha më tej se nuk eshte folur me homologun e tij për shkëmbim territoresh.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh