E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Bota

Dështon Brexit, parlameti voton kundër marrëveshjes së May

Parlamenti i Britanisë votoi këtë të martë kundër marrëveshjes së shkëputjes – BREXIT, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.

 

Ligjvënësit votuan me 432 vota kundër dhe 202 pro marrëveshjes. Britania është në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe Kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

 

Reklamë

Qindra demonstrues pro-BE-së ishin mbledhur në Londër dhe filluan brohoritjet kur anëtarët e Parlamentit e hodhën poshtë marrëveshjen BREXIT të negociuar nga zonja May me zyrtarët europianë në muajin nëntor.

 

Ndërkohë pritet që të mërkurën, Parlamenti të mbajë një votë mosbesimi për qeverinë, pas një mocioni të kryetarit të opozitës, Corbyn.

Vazhdo të lexosh

Reklamë