E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dështon atentati me bombë ndaj Erdogan

Një atentat ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, u parandalua nga inteligjenca turke këtë të shtunë.

 

Lënda shpërthyese e vendosur nën makinën private të parkuar të një punonjësi policie që shoqëronte eskortën e Erdogan, është vënë re në momentin e fundit, pak para takimit të sotëm të liderit turk në Siirt.

 

Reklamë

Eksplozivi është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për kapjen e të dyshuarve.

 

Ekipet e hetimit të vendit të krimit skanuan pajisjen dhe automjetin për gjurmët e gishtërinjve tek të dyshuarit.

 

Ndërkohë, deri tani asnjë reagim nuk ka ardhur nga presidenti Erdogan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë