Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën e Donatorëve në Bruksel edhe për mos-hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, dështimin e së cilës e konsideroi një “tërmet politik” për Shqipërinë.

 

Kreu i qeverisë u shpreh që Shqipëria i plotësoi të gjitha kriteret që BE përcaktoi, ndërsa theksoi se sërish vendi ynë ka shpresa për një të ardhme më të mirë.

 

“Moscelja e negociatave ishte për ne një tërmet politik. Ne bëmë gjithçka u kërkua dhe në fund na u tha ‘jo’”. Ne patëm tërmet politik, por kemi shpresa për një ardhmëri më të mirë. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi zemër të madhe. Ju jeni miqtë tanë të nderit. Faleminderit që na dëgjoni e faleminderit për mbështetjen. Zoti iu bekoftë ju dhe shtetet tuaja.”

 

Mes të tjerash, Rama deklaroi se Shqipëria është goditur me disa termete fizike dhe politike.

 

 “Ne kemi nevojë për grante për të rregulluar banesat e banorëve që iu janë shembur shtëpitë. Ndihma që iu kërkojmë është përtej ndihmës financiare. Na duhen 1 miliardë euro. Në nëntor tërmeti na tronditi. Vërtetë u tronditëm sikur na ishte marrë fryma. Ne u ndjemë të pafuqishëm përpara fuqisë së Zotit apo natyrës. Edhe pse të goditur, ne jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *