Kreu i PD reagoi ashpër pas dështimit të negociatave mes grupeve brenda selisë blu për të dalë bashkë në zgjedhjet lokale te 14 majit 2023.

 

Berisha tha në një deklarata për mediat se grupi i Alibeajt nuk e do as fraksionin, as statutin e PD.

 

Jo vetëm kaq, por lideri demokrat e mbylli fjalën duke paralajmëruar se ai që prek flamurin e PD, i ka bërë hesapet shumë keq.

 

Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.

 

Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.

Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.

 

Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme.

 

Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike.”, theksoi lideri i demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *