Subscribe

Kështu zhvillohen një orë mësimore online nëpërmjet platformave virtuale.

Mësimi i kombinuar e ka ndarë javën në dy pjesë, duke alternuar nxënësit mes prezencës në bankat e shkollës dhe pjesëmarrjes online nga shtëpia.

 

Vështirësitë kryesore lidhen me problemet teknike që hasen gjatë procesit ne distance. Por mësuesit e pranojnë se orët virtuale nuk mund të zëvendësojnë prezencën fizike.

 

Edhe drejtuesit e shkollave shprehen se përballja me këtë metodë të re mësimdhënie në distance ka disa problematika.

 

Klasat e fillores dhe matura janë të përjashtuar nga mësimi online. Ndërkaq procesi i kombinuar do të vazhdojë deri në një vendim të dytë nga komiteti i ekspertëve në varësi të situatës së pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *