Analisti Ylli Hoxha tha se një nga mosarritjet e Kosovës është që ende nuk njihet nga pesë vende të Bashkimit Evropian.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, analisti u shpreh se tani është Serbia që duhet të bëjë lëshime.
Z.Hoxha shtoi se është e domosdoshme që Kosova të ketë një integritet të plot.
Intervista e plotë:
Cilat janë dështimet apo mosarritjet e Kosovës?
Hoxha: Është një dhe i vetëm, përmbi të gjithave mosarritja e rrumbullaksimit të shtetit në aspektin e njohjeve ndërkombëtare. Kosova vazhdon mos të jetë e njohiur nga pesë vende të Bashkimit Evropian, që përbën problem edhe në procesin e integrimit të saj. Kosova vazhdon të mbetet e panjohur nga katër anëtare të NATO-s, që përbën problem në integrimin e saj euroatlantik. Dhe të njihet nga Rusia dhe Kina për të hapur rrugën drejt Kombeve të Bashkuara. Ka qenë e domosdoshme që Kosova të kishte një integritet të plot, një statut të plot.
Do ishte arritur një mbështetje më e madhe për Kosovën nëse do të ishin plotësuar dy kushte, një nga Prishtina dhe një nga Beogradi. Nga Beogradi njohja e Kosovës që duket e pamundur dhe nga Prishtina, pranimi i bashkësisë së komunave serbe. Kjo është një nyje që nuk mund të zgjidhet. Çfarë mendimi ke?
Hoxha: Është pak më e ndërlikuar. Njohja nga Beogradi do të kishte pastaj njohje të tjera dhe do të kishte përmbyllje. Kosovës i është kërkuar të bëjë lëshime, të cilat cenojnë prej së brendshmi funksionalitetin e saj. Pa një njohje, së paku joformale, dëmi do të ishte shumë i madh. Kosova ka ecur rëndomtë me kësisoj lëshime nga ndërkombëtarët, me kërkesë së bashkësisë ndërkombëtare, por Serbia ka hezituar ti bëjë hapat e saj. Mendoj është Serbia ajo që do të bëjë lëshimet e saj, hapat e saj. Kishte ngecje të bashkësisë ndërkombëtare që të bënte trysninë e mjaftueshme ndaj Serbisë që të kryente objektivat e saj. Besoj që ka të bëjë me një situatë gjeopolitike.
/vizionplus.tv