Kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka prekur me fjalët dedikuar nënës së saj, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ndërsa falenderoi gjthë ata që i kishin dërguar mesazhe ngushëllimi dhe iu gjenden pranë në këto momente të vështira, ish-kryeparlamentarja shkruan për të ëmën se ishte një heroinë dhe themeli i shtëpisë, raporton Vizion Plus.

Po ashtu, ajo ka shkruar edhe për lidhjen e saj me të ëmën dhe momentet e fundit me të.

 

“Deshta me te dashte!” Te dashur miq. Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese. Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe. Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate. Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise. Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha. Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shtrengonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes. Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren. Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime. Ai ishte perqafimi jone i fundit. Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *