E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dëshmon Emiljano Shullazi: “Ylvi Beqaj gënjen, nuk e kam kërcënuar”

Emiljano shullazi ka dhënë deklarime në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas seancave të ballafaqimit. Ai foli lidhur me pretendimet e Ylvi Beqajt se është kërcënuar prej tij. Sipas Shullazit dëshmitari i mbrojtur gënjen pasi i kishte kërkuar ndihme të ndërmjetësonte në Gjykatë sepse po humbiste ish hotel Vollgën.

 

Shullazi tha para trupës gjyqësore se Beqja i kishte premtuar 1 milion e 400 mijë euro për ndërmjetësimin dhe se asnjëherë nuk e kishte kërcënuar. Me tej Emiljano Shullazi deklaroi se vendimi gjyqësor e pengonte Ylvi Beqjan të shiste Vollgën dhe për këtë arsye ai kishte bërë me të kontratë dhurimi për 700 metra katrore. I akuzuari për kërcënimin e rektorit mohoi ta njihte Mynyr Konin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë