Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga këshilltarët e tij më të rëndësishëm, Jared Kushner do të merret në pyetje nga Komisioni i Zbulimit në Senat për raportet mes skuadrës së fushatës elektorale te Trump dhe Rusisë. Kushner është bashkëshorti i vajzës së Trump, Ivanka. Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai do të paraqitet vullnetarisht në Komision. Shërbimet sekrete amerikane besojnë se hakerat rusë ndërhynë gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane për të ndihmuar Trump për të mposhtur rivalen Clinton. Për këtë çështje po hetojnë dy komisione në Senat dhe FBI.

 

Ligjvënësit demokratë kanë kërkuar që kreu i Komisionit të Zbulimit, Devin Nunes të largohet nga hetimet për lidhjet e mundshme mes Trump dhe Rusisë, pas rishikimit të disa dokumenteve të shërbimeve sekrete në Shtëpinë e Bardhë.

 

Komisioni do ta pyesë Kushner për dy takime me zyrtarë rusë, si këshilltar i Trump gjatë periudhës së tranzicionit. I pari ishte ai me ambasadorin rus Sergei Kislyak në Kullën Trump në Nju Jork në dhjetor dhe i dyti me kreun e Bankës shtetërore të Zhvillimit. Sipas mediave, bankieri që u takua me Kushner ka lidhe me qeverinë ruse dhe është caktuar në detyrë nga presidenti Putin.

 

Aktualisht Kushner është këshilltar i Trump për marrëdhëniet me jashtë. 36 vjecari ka ndikuar në përzgjedhjen e stafit të skuadrës së tij gjatë zgjedhjeve dhe në përzgjedhjen e administratës së re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *