E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dëshmon atentatori i Shkodrës, Ragip Gila: Kisha shënjestër Erogen Vason. I plagosuri: S’kam lidhje me grupe kriminale

Me skanfandër në kokë dhe armën në duar, ky është imazhi i Ragip Gilës që u kap nga kamerat e sigurisë, sapo ai kreu masakrën në qendër të Shkodrës, me 2 viktima dhe 2 të plagosur.

Nga atentati ku u shkrepën 27 plumba mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali, ish-anëtar i këshillit bashkiak dhe 31-vjeçari Liridon Kraja, si dhe u plagosën, Erogen Vaso dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Pas arrestimit autori i dyshuar, 29-vjeçari Gila ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se objektivi i tij ishte Erogen Vaso.

Reklamë

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, tha Gila.

Megjithatë grupi hetimor ka pikëpyetjet e veta mbi këtë dëshmi dhe po i vijon hetimet, pasi dyshon që 29-vjeçari të jetë paguar për krimin në fjalë. Për këtë qëllim janë sekuestruar pamjet e sigurisë në disa pika qytetit për të parë lëvizjet e tij, jo vetëm ditën e krimit, por edhe disa ditë më parë. Nga ana tjetër Erogen Vaso, një nga të plagosurit e atentatit, i dyshuar si shënjestra e tij, ka reaguar nga spitali ku pasi shpreh ngushellimet për jetën e humbura të miqve të tij, ja lë drejtësisë zbardhjen, duke hedhur poshtë aludimet e tjera.

Reklamë

“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër. Jam informuar në spital që autori është ndaluar dhe shpresoj të zbardhen sa më shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik! Sa për lidhje të tjera që aludohen në media sqaroj se duhen lënë institucionet e ligjit të trajtojnë këto çështje”, tha Vaso.

Provat e grumbulluara në vendngjarje dhe dëshmitë e marra për policinë në këto orë kanë qënë një pike shtese në hetimet që po kryhen për masakrën. Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e mbrëmjes, janë kryer me dhjetëra kontrolle në disa banesa, ku janë sekuestruar 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Po ashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës, ndërsa u zbulua dhe një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 personat në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale.

Më shumë video

Reklamë