Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, njëherazi deputete e PS, ka dalë pas rreth 3 orësh nga SPAK, ku u pyet për dosjen e sterilizimit.
Në daljen për mediat Denaj tha se u mor në pyetje si person në dijeni. Ajo ka thënë se ka dhënë informacion për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që ka punuar.
“Isha për të sqaruar për informacionin që kam dijeni gjatë kohës që kam punuar në Ministrinë e Financave, në kohën e këtij koncesioni“, tha Denaj.