Subscribe

Pese persona, katër prej te cilëve efektive policie, dëshmuan sot ne gjyqin ndaj Denis Shtrazës, i akuzuar per rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ne bashkëpunim me Ervin Dalipaj, i ekzekutuar ne nje atentat mafioz.

 

Dëshmitaret pohuan se mbrëmjen e 6 janarit, ditën kur trupi i pajete i Gazmend Çollakut u gjet ne nje kanal pranë Fushe Krujës, ata kane qene ne nje lokal pranë zonës se ish-tregut elektrik ne Tirane. Policet thane se ne tavoline me ta ndodhej edhe Ervin Dalipaj, i dyshuar si bashkëpunëtor ne krim.

 

Ata thane se e mësuan ngjarjen nga lajmet ne televizorin e lokalit. Prokuroria me pas sekuestroi edhe kamerat e sigurisë, te cilat vërtetonin praninë e Dalipajt.

 

Por akuza pretendon se kamerat qe tregonin rrëmbimin e Çollakut ne Durrës, lëviznin me dy ore me kohen kur Dalipaj ndodhej ne Tirane.

 

Ish-oficeri i policisë Ervin Dalipaj u vra në prill të këtij viti ne nje atentat pranë Sukthit, ndërkohe qe shoku i tij, Denis Shtraza është ne burg

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *