Subscribe

Pas shumë seancash te shtyra, u zhvillua këtë te marte në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtoreve te tij. Prokurorja Elisabeta Ymeraj kërkoi 38 dëshmitarë qe do te pyeten per kërcënimin e rektorit Mynyr Koni dhe  të biznesmenit Ylvi Beqaj si edhe shkatërrimin e pronës se Jani Zakës.

 

Përfaqësuesja e organit te akuzës tha se dëshmitë e ish-ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-ministres se Arsimit, Lindita Nikolla janë te rëndësishme per procesin. Në cilësinë e dëshmitarit jane thirrur edhe rektori Mynyr Koni, Dhori Kule, kreu i Policisë Haki Çako, Ervin Hodaj, ish- kreu i policisë se kryeqytetit  dhe biznesmeni Ylvi Beqja. Të pandehurit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endri Zele dhe Blerim Shullazi, nuk pranuan të flisnin për këtë kërkesë shtesë të bërë nga prokurorja Ymiraj.

 

Ndërkohë, për të njëjtën çështje, dy ish-ministrat janë paraqitur edhe më herët në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Tahiri e Nikolla kanë thënë se dy pedagogët kishin pranuar se ishin kërcënuar, por pa përmendur emrin e Emiljano Shullazit. Ky i fundit së bashku me shokët e tij akuzohet për disa vepra penela, si krijim të grupit të strukturuar kriminal, gjobëvënie, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *