E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëshmitë e punëtoreve të hashashit

Disa prej punëtorëve të hashashit, të cilët ndiqen në gjendje të lirë nga Gjykata, rrëfejnë punën ne laboratorin e Rrëshenit, ku u kapen 4.2 tone droge. Ata thonë se kujtonin qe punonin për sherbelë. Punëtoret bënin pastrimin e boçeve të hashashit dhe për një ditë punë paguheshin 2 mijë lekë. Kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar ta pranonin ofertën e bere. Familjaret e të arrestuarve, kërkojnë nga gjykata lirimin e të afërmve, me arsyetimin se punonin për bukën e gojës.  Për 9 nga të arrestuarit, Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa dy prej tyre kanë ngelur në burg. Dy ditë më parë, policia sekuestroj 4.2 ton kanabis në një magazinë në dalje të qytetit të Rrëshenit, ku dhe u arrestuan 22 persona mes tyre dhe 9 gra, të cilat ndiqen në gjendje të lirë.

Më shumë video

Reklamë