Subscribe

Dëshmitarë të tragjedisë së shpërthimit në Gërdec kanë dhënë versionin e tyre para togave të zeza, këtë të enjte.

 

Në procesin ndaj Mediut dëshmoi ushtaraku, Viktor Përshqeta, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).

 

“Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit.

 

Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë “Cubic”, amerikanë, të cilët do të bënin një invetanrizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug.

 

Më ka thirrur në lidhje me urdhërin 20-44, ma ka lexuar urdhërin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune.

 

Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 te urdhërit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhërin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

 

I pyetur nga avokati i Mediut, pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj?

 

Ai i përgjigjet:

 

“Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral”, tha ai.

 

 

Në po të njëjtin proces, dwshmoi edhe Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i.

 

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dwrguar nga ministria e drejtëwsisw pwr ministrinw e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”

 

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

 

Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha një deklaratë të gjatë para gjykatës në procesin ku ai është marrë i pandehur për shpërthimin e Gërdecit.

 

Ai e filloi fjalën duke kërkuar ndjesë, e duke shprehur keqardhjen për 26 viktimat dhe qindra të plagosurit nga shpërthimi i 15 marsit të 2008.

 

Por Mediu thotë se rihapja e çështjes është në shkelje të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *