Subscribe

Ndryshe nga dëshmitë e tjera në dosjen ndaj Shullazit, një qytetar akuzoi dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, ndërsa fjalët e tij mund të ndikojnë në hetimin e dosjes, por dhe vetë akuzat ndaj të pandehurve. Sali Cakja nga Fushë Preza tha para togave të zeza se I kishte dhënë 150 mijë euro borxh biznesmenit por është mashtruar prej tij ndërsa Beqja e Shullazi kanë pasur marrëdhënie miqësore.

 

Ndërkohë gjatë seancës së kësaj të marte përfundoi dëshminë edhe noterja Drita Pepa, e cila dyshohet se ka nënshkruar aktin ku Shullazi rezulton 30% pronar i hotel ‘Vollgës’.

 

Emiljano Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza. Sipas prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët: Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku, si dhe ka kërcënuar kandidatin për rektor Mynyr Koni dhe rektorin Dhori Kule.

 

Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç në dosjen “Shullazi”, ku akuzohen edhe Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Nga ana tjetër, gjykata pranoi të marrë si dëshmitar në proces ish-kreun e hipotekave Ilirjan Muho.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *