E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Bota

Dëshmia e Comey mund te ndryshoje fatin e Trump

James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga presidenti Donald Trump javën e kaluar, do të dëshmojë para senatit për eksperiencat e tij me Trumpin dhe për hetimin e byrosë për lidhjet Rusi-Trump, kanë thënë ligjvënësit në SHBA. Deri më tani nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të bëj paraqitjen e tij publike para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, por me shume mundesi një gjë e tillë do të ndodhë muajin e ardhshëm ka thënë Komiteti.

 

Mark Warner, anëtari demokrat i këtij Komiteti, ka thënë se Comey meriton një mundësi për të treguar historinë e tij. Për më tepër, amerikanët gjithashtu meritojnë mundësinë për ta dëgjuar atë.

 

Reklamë

Comey akuzohet nga Shtëpia e Bardhe per rrjedhje të informacionit, ndërsa mediat raportojnë se atij i është bere presion nga Trump duke i kërkuar te heqe dore nga hetimet per lidhje me Rusinë te ish-këshilltarit te tij te Sigurisë Kombëtare, Majkell Flin.

 

Deshmia e Comey ne senat vlerësohet si shume e rëndësishme edhe per fatet e presidencës se Trump, ndërkohe qe nje prokuror i posaçëm, ish-drejtori i FBI-se, Myler, është caktuar per te hetuar ne lidhje me ndikimin rus ne fushatën e presidentit.

 

Më shumë video

Reklamë