Procesi i njohjeve me kalimin e viteve është një process që vjen duke u dobësuar. Ekzistojnë disa forma të ndryshme që na ndihmojnë për të mbajtur trurin në formë.

 

Lojërat sociale janë një nga pesë mënyrat më të mira për ta mbajtur trurin në formë të mirë, sipas revistës profesionale gjermane Psychologie Heute.

 

Mendja e mprehtë mund të “arrihet” edhe përmes stërvitjeve fizike, sidomos vallëzimit, thonë ekspertët.

 

Ndoshta dikujt nuk i pëlqen joga, por “Përshëndetja me diellin” dhe një seri pozicionesh të hijshme joga janë një nga mënyrat për ta mbajtur trurin jetësor. Është gjithashtu e rëndësishme të jesh aktivisht në shoqëri, andaj rekomandohet që të kesh biseda jo-të detyrueshme me shokë.

 

Gjithashtu i rëndësishëm është dhe përdorimi i kompjurerave, ku dhe pse shumica e të moshuarve besojnë se është e gjitha e komplikuar, duke refuzuar teknologjinë, kjo sfidë mendore është pikërisht ajo që mjekët rekomandojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *