E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Dëshira e tretë” në Vlorë, komedia e Ferdinand Hysit ngjitet në skenën e teatrit “Petro Marko”

Një komedi që gërsheton konfliktet e brezave, në një realitet tërësisht shqiptar, u ngjit në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

 

Shfaqja “Dëshira e tretë” e dramaturgut vlonjat Ferdinand Hysi, nëpërmjet humorit të situatave dhe batutave përcolli idenë se konfliktet e brendshme nuk të çojnë askund.

 

Reklamë

ROLAND MINGA

REGJISOR

 

“Kombinimi aktorial i brezave është dhe suksesi i shfaqjes që përçon mesazhin se asnjë mrekulli apo magji nuk mund të zgjidhë hallet e shoqërisë,nëse zgjidhja nuk gjenerohet nga toleranca,ndërveprimi dhe pranimi i ekzistencës së njëri-tjetrit,mesazh dhe i aktualitetit tonë sot.”

 

Për aktoren Eljona Thomaraj shfaqja foli shqip për hallet e familjeve,ku spektatori gjeti veten.

 

ELJONA THOMARAJ

AKTORE

 

“Publiku ka nevojë që teatri të flasë shqip, përmes konflikteve që gjendjen në familjet tona. Spektatori gjeti veten prandaj edhe u përfshi tërësisht në këtë komedi. ”

 

Komedia “Dëshira e tretë”ka çelur kështu sezonin e ri për trupën e teatrit të Vlorës.

 

Më shumë video

Reklamë