Showbiz
Dëshira e fundit e Naomi Campbell…

Supermodelja Naomi Campbell ka shprehur dëshirën e madhe për tu bërë nënë. Në një intervistë për revistën ES, ajo tha: “Këto kohë kam menduar që të bëhem me fëmijë, por tani me metodat e reja të shkencës, unë mendoj se mund ta bëj kur të dua.”
Më vonë, 46-vjeçarja shtoi se duhet të gjejë mashkullin e jetës së saj sepse nuk dëshiron të jetë prind i vetëm.
Reklamë
Para disa kohësh, Naomi kishte rrëfyer se e kishte menduar faktin që të adoptonte një fëmijë, por një gjë e tillë nuk ekzistonte më si alternativë për të. Ajo e bëri të qartë se dëshira është e madhe, por duket se si fillim duhet të ndërtojë një familje, që fëmija të rritet i shëndetshëm psikologjikisht dhe fizikisht.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



