Subscribe

Qeveria po shkon drejt zyrtarizimit te qëndrimit se si do te ndërtohet Rruga e Arbrit. Ministri i ri i Transporteve, Sokol Dervishaj, iu përgjigj interesit te medias, duke thene se zgjidhja me më pak kosto është e Partneritet Publik Privat. Sipas tij, e sigurt është qe punimet do te nisin ne pranverën e ardhshme. Por ministri Dervishaj, nuk preferoi te japë shume shpjegime lidhur me tenderin me te kundërshtuar, atë te Rrugës se Kombit. Ai u kujdes te deklaroje se projektet e mbetura pezull, do te zgjidhen me mirëkuptim dhe negociata, por se si do te realizohet kjo, Dervishaj nuk dha sqarime. Keto deklarata, Ministri i Infrastrukturës i beri teksa inspektoi punimet ne kantierin e impiantit te ujërave te ndotura ne Tiranë. ky projekt ka patur vonesa, por sipas ministrit, vijimi i bashkëpunimit me qeverinë japoneze, do beje te mundur përfundimin ne kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *