Subscribe

Edhe pse buxheti që parashikohet për Ministrinë e Transporteve për vitin e ardhshëm ka pësuar rritje, ministri Sokol Dervishaj mbetet i pakënaqur. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ai tha se nga gjithë paratë që i janë dhënë nga qeveria, vetëm 9% e tyre janë në zërin e investimeve për infrastrukturë rrugore. Teksa tha se rrugët janë të rëndësishme, Dervishaj nënvizoi se pa pasur porte të mëdha e me standarde, akset humbasin rëndësinë. Fondet e dhena do të përdoren për përfundimin e rrugëve të nisura që në kohën e qeverisjes së demokratëve. Ministri Dervishaj bëri me dije faktin se në fund të këtij muaji, qeveria do nënshkruajë marrëveshje me një kompani hungareze, për të futur për herë të parë një kompani fluturimesh me kosto të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *